Kalo te përmbajtja

Alfabeti i sëmundjeve · A

Anemia

Mungesë e qelizave të kuqe ose e hemoglobinës, prandaj indet marrin më pak oksigjen.

Te tema: Ushqimi, Shtatzënia

Çfarë është

Shkaku më i shpeshtë është hekuri i ulët, sidomos te gratë me menstruacione të bollshme, te shtatzënia dhe te ata që hanë pak mish ose bishtajore. Ka edhe shkaqe të tjera, si mungesa e vitaminës B12 ose humbje gjaku.

Shenja të zakonshme

  • Lodhje
  • Zbehje
  • Gulçim në përpjekje
  • Marramendje

Kur të shkosh te mjeku

Analiza e gjakut e tregon. Mos fillo hekur pa e ditur shkakun. Mjeku vendos nëse mjafton ushqimi apo duhet trajtim.