Kalo te përmbajtja

Alfabeti i sëmundjeve · A

Angina

Dhimbje ose shtypje në gjoks kur zemra nuk merr mjaft gjak, zakonisht në përpjekje.

Te tema: Zemra dhe qarkullimi

Çfarë është

Vjen nga ngushtimi i arterieve të zemrës. Qetësohet shpesh me pushim. Ndryshon nga infarkti, ku dhimbja nuk kalon dhe një pjesë e muskulit dëmtohet.

Shenja të zakonshme

  • Shtypje në gjoks në ecje ose në të ftohtë
  • Dhimbje që mund të shkojë te krahu, qafa ose nofulla
  • Gulçim

Kur të shkosh te mjeku

Dhimbja e re e gjoksit, ose ajo që nuk kalon me pushim, është urgjencë. Mos e pris në shtëpi.