Kalo te përmbajtja

Alfabeti i sëmundjeve · C

Celiakia

Reagim i imunitetit ndaj glutenit, që dëmton zorrën e hollë.

Te tema: Tretja, Ushqimi

Çfarë është

Nuk është e njëjta gjë me ndjeshmërinë e lehtë ndaj bukës. Te celakia, gluteni i grurit, elbit dhe thekrit e dëmton mukozën. Diagnoza kërkon analiza, para se të hiqet buka.

Shenja të zakonshme

  • Fryrje dhe dhimbje barku
  • Diarre ose kapsllëk
  • Lodhje
  • Te fëmijët, rritje e ngadaltë

Kur të shkosh te mjeku

Mos e nis dietën pa gluten para analizave, sepse e fsheh diagnozën. Trajtimi është shmangia e glutenit, e udhëhequr nga mjeku.

Në të njëjtën shkronjë