Kalo te përmbajtja

Alfabeti i sëmundjeve · G

Guta

Artrit nga kristalet e acidit urik, shpesh me dhimbje të papritur te gishti i madh i këmbës.

Te tema: Diabeti dhe metabolizmi, Kockat dhe nyjet

Çfarë është

Kriza vjen natën, nyja skuqet dhe nuk duron as çarçafin. Alkooli, mishrat e kuqe dhe disa ilaçe e nxisin. Nuk është thjesht «të ngrënët mirë».

Shenja të zakonshme

  • Dhimbje e fortë në një nyje
  • Skuqje dhe ngrohtësi
  • Kriza që zgjat disa ditë

Kur të shkosh te mjeku

Kriza e parë duhet konfirmuar nga mjeku, sepse nyja e nxehtë mund të jetë edhe infeksion.